Ruset atentat ndaj Sakashvilit

Sipas agjencise se lajmeve “Reuters”, te shtenat ne ajer erdhen nga forcat osete te sigurise dhe detyruan automjetet zyrtare te ktheheshin prapa.
Mesohet se makinat me dy presidentet ishin nisur drejt provinces separaratiste kur ndodhi incidenti. Por detajet e ngjarjes jane te vaketa dhe kontradiktore.
Nderkohe, qe mediat gjeorgjiane konfirmojne se te shtenat nuk kane shkaktuar viktima dhe se dy kreret e shtetit, si ai gjeorgjian ashtu dhe polaku Kacinski jane mire.
Sipas tyre, te shtenat erdhen nga nje territor, i cili qe prej konfliktit te muajit gusht kontrollohet nga trupat ruse.
Ky incident shenon dhe tensionimin me te madh te situates mes dy vendeve qe kur Rusia dhe Gjeorgjia u perfshine ne luften pese ditore, per shkak te provinces separatiste te Osetise se Jugut.