Britania e Madhe: Keqardhje që nuk u dënua Hamasi në rezolutën e OKB-së

Përfaqësuesja e përhershme e Mbretërisë së Bashkuar në OKB, Barbara Woodward ka deklaruar se është për të ardhur keq që në rezolutën e miratuar sot nuk u dënuan sulmet terroriste të Hamasit të 7 tetorit të vitit të kaluar.
Gjithashtu, Woodward kërkoi që pikat e tjera të rezolutës të gjejnë zbatim të menjëhershëm ndërsa theksoi palestinezët në Gaza po jetojnë një katastrofë humanitare.
“Palestinezët në Gaza po jetojnë një katastrofë humanitare. Situata nuk do të përmirësohet derisa të dërgohen më shumë ndihma. Mesazhi i sotëm i Këshillit është i rëndësishëm dhe e ritheksoj që ne bëjmë thirrje që ai të zbatohet menjëherë”, u shpreh Woodward.
Ndërkaq, SHBA-ja bëri të ditur se abstenoi në votimin e Këshillit të Sigurimit në OKB për rezolutën për faktin se dokumentari nuk parashikonte dënimin e sulmeve të Hamasin.
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby theksoi po ashtu se kjo rezolutë “pasqyron në mënyrë të drejtë pikëpamjen tonë se armëpushimi dhe lirimi i pengjeve duhet të kryhen së bashku”
/rtsh.al/