E Martë, 3 Nëntor 2026

Shkon në 139 numri i të vdekurve. Putin: Sulmi në Moskë, nga islamistët radikalë

Teksa numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në Moskë ka shkuar në 139, presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se sulmi brutal në sallën e koncerteve të premten u krye nga “islamistët radikalë”.

“Ne e dimë se krimi është kryer nga islamikë radikalë, ideologjinë e të cilëve vetë bota islame e ka luftuar për shekuj”, tha Putin.

Ndërkaq, dy persona të tjerë janë konfirmuar të vdekur pas sulmit brutal në sallën koncerteve në Moskë duke e çuar numrin e të vdekurve në të paktën 139 të vrarë.

Alexander Bastrykin, kreu i Komitetit Hetues të Rusisë, në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv tha se “rezultatet fillestare të hetimit tregojnë se sulmi ishte planifikuar dhe përgatitur me kujdes”.

 /rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›