E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Jashtëm izraelit vizitë në Tiranë kundër Palestinës

Shefi i diplomacisë izraelite ka nisur këtë të diel një vizitë në Kroaci, e më pas do të shkojë në Vjenë, e pas kësaj pritet të vijë në Tiranë.

Sipas “The Jerusalem Post”, gjatë vizitës në këto vende, Lieberman pritet të lobojë që këto shtete të votojnë kundër planit të OKB-së për njohjen e shtetit palestinez, plan i cili pritet të votohet në shtator.

Vizita e Lieberman në Shqipëri shënon vizitën e parë në vendin tonë pas 17 vitesh të një ministri të Jashtëm dhe një zyrtari kaq të lartë. Ai do të shoqërohet edhe me përfaqësues të 16 firmave izraelite. Ende nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i Tiranës zyrtare. Kujtojmë se Izraeli nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, njohje e cila duket shumë larg. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-06-26 11:04
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›