E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Britania e Madhe dhe Gjermania interceptojnë avionin rus pranë Estonisë

Britania e Madhe dhe Gjermania kanë interceptuar avionë rusë pranë hapësirës ajrore të Estonisë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar bëhet e ditur se avionët tajfun të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) nga Krahu Ajror i Ekspeditës 140 me avionët gjermanë kanë shoqëruar një avion rus IL78 Midas pasi nuk iu përgjigj kontrollit të trafikut ajror në Estoni.

Avioni rus po fluturonte midis Shën Petersburgut dhe Kaliningradit, një enklavë ruse që ndodhet midis Polonisë dhe Lituanisë përgjatë Detit Baltik.

Ndërsa shoqërime të tilla janë një mision rutinë i NATO-s, ky ishte aksioni i parë i përbashkët I avionëve të NATO-s nga RAF së bashku me një avion tajfun të forcave ajrore gjermane.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›