Kina, Irani dhe Rusia nisin stërvitjen e përbashkëta ushtarake

Kina, Irani dhe Rusia do të fillojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake në Gjirin e Omanit të mërkurën, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes e Kinës.
Stërvitjet midis ushtrive dhe marinave të tre vendeve do të zgjasin deri të dielën (15 – 19 mars) dhe do të bazohen në stërvitjet e përbashkëta detare midis tre vendeve të mbajtura në 2019 dhe 2022, thuhet në deklaratë, raporton CNN.
Gjatë pushtimit të Ukrainës nga Moska, Kina krijoi një partneritet “pa kufij” me Rusinë me thellimin e lidhjeve diplomatike dhe ekonomike midis të dyjave.
Ndërkohë zyrtarët perëndimorë kanë ngritur shqetësime se Kina mund të konsiderojë mundësinë për ti dhënë Rusisë ndihmë ushtarake, por kjo akuzë është mohuar nga Pekini.
Gjithashtu partneriteti i mbrojtjes i Moskës me Teheranin është intensifikuar gjatë vitit të kaluar.
Të martën e 14 marsit, ushtria amerikane tha se një avion luftarak rus u përplas me një dron të inteligjencës, mbikëqyrjes dhe zbulimit amerikan që vepron në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi, duke shkaktuar rrëzimin e dronit.
/rtsh.al/