E Martë, 3 Nëntor 2026

Britania e Madhe dhe Ruanda nënshkruajnë traktat për azilkërkuesit

Sekretari i brendshëm britanik Xhejms Klevërli ( James Cleverly ) nënshkroi këtë të martë një traktat me Ruandën që synon tejkalimin e një bllokade ligjore me të cilën është përballur së fundmi plani i qeverisë së Rishi Sunak për dërgimin në vendin afrikan të azilkërkueve që shkojnë në Britaninë e Madhe me gomone.  

Sipas Klevërlit,  dokumenti adreson vendimin e gjykatës supreme britanike që doli në përfundimin se plani  Ruandës ishte i paligjshëm. Gjykata ngriti shqetësimin se azilkërkeusit që dërgohen në vendin e Afrikës lindore mund të rrezikojnë të kthehen në vendet e origjinës pa iu nënshtruar më parë një vlerësimi të pretendimeve të tyre. Gjykata u shpreh gjithashtu se Ruanda nuk mund të ofronte një proces të duhur të apelimit në rast se azilërkuesve iu refuzohej kërksa për azil.  

Për këtë çështje, traktati parashikon ngritjen e një organi të pavarur gjyqësor me anëtarë nga të dy vendet për të rishikuar kërkesat e refuzuara për azil. Ndërkaq sipas dokumentit, çdokujt që dërgohet në Ruandë do t’i jepet leje e përhershme për të qëndruar atje nëse nuk arrijnë të marrin azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Traktati i ri  Mbretëri e Bashkuar – Ruandë zevëndëson memoranumin e mirëkuptimit nënshkurar më parë mes dy vendeve, që sipas ligjit ndërkombëtar nuk ishte detyrues. Mbretëria e Bashkuar ndërkohë i ka paguar qeverisë së Ruandës 140 milionë paundë për këtë skemë, por asnjë migrant nuk është dërguar ende atje. 

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›