E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania e Madhe, mbështetje të plotë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO

Në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në Britaninë e Madhe, ministri i Jashtëm, Basha, është takuar dje në Londër me homologun britanik, Miliband. Shefi i diplomacisë britanike, gjatë takimit me homologun shqiptar, Basha, shprehu mbështetjen e “qeverisë britanike për aspiratën Euro-Atlantike të Shqipërisë, si dhe për procesin e integrimit evropian të vendit tonë dhe të gjithë rajonit të Evropës Juglindore”. Temat kryesore të takimit mes dy homologëve, ishin “sfidat dhe zhvillimet në Kosovë dhe rajon, pas finalizimit të pritshëm të statusit përfundimtar të Kosovës, integrimi i Shqipërisë në strukturat Euro-Atlantike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe”. Gjatë takimit, ministri Basha e njohu z. Miliband me arritjet dhe zhvillimet e fundit në Shqipëri, në kuadër të reformave të ndërmarra, duke theksuar veçanërisht fushat politike, ekonomike dhe të sigurisë. Duke vlerësuar mbështetjen e Britanisë së Madhe për aspiratat e Shqipërisë për anëtarësimin në NATO, ministri Basha u ndal në zhvillimet e fundit në lidhje me reformat në fushën e drejtësisë dhe elektorale. Lidhur me vizionin Euro-Atlantik dhe Evropian të Shqipërisë për të ardhmen e rajonit, ministri Basha shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të vijuar rolin e saj si një faktor stabiliteti në Evropën Juglindore. Nga ana e tij ministri Miliband vlerësoi kontributin e Shqipërisë për paqe dhe stabilitet në rajon. Duke vlerësuar reformat e ndërmarra nga Shqipëria, ministri i Jashtëm britanik inkurajoi përparimin e vazhdueshëm të Shqipërisë në rrugën e zhvillimit të reformave. “Ministri Basha dhe une patem nje takim te shkelqyer sot, tha shefi i diplomacisë britanike në përfundim të takimit. Ne diskutuam çeshtje te rajonit te Ballkanit Perendimor dhe rame dakord per rendesine qe Shqiperia te vazhdoje te luaje nje rol konstruktiv ne kete kohe. Ne diskutuam edhe fusha te bashkepunimit midis Shqiperise dhe Britanise, duke perfshire luften kunder krimit te organizuar dhe reformat e nevojshme qe Shqiperia te afrohet me shume tek NATO dhe BE. Shqiperia ka mbeshtetjen e plote te Britanise ne perballimin e sfidave thelbësore që e presin përpara, në rrugen e saj drejt antaresimit ne keto dy organizata". Në përfundim të këtij takimi të përzemërt, ministri Basha e ftoi homologun e tij britanik, Miliband, për një vizitë në Shqipëri, ftesë e cila u pranua me kënaqësi. Takime të veçanta z. Basha zhvilloi edhe me Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Britanik, Mike Gapes si dhe me Zëvendëskryetarin e Grupit Gjithëparlamentar për Shqipërinë, John Grogan. Pasdite, ministri Basha do të mbajë një fjalë në London School of Economics, me temë “Integrimi i Evropës Juglindore - Rasti i Shqipërisë”. Ndërsa, në mbrëmje ministri Basha është i ftuar të japë një intervistë direkt në kanalin prestigjioz televiziv BBC Ëorld Service, në edicionin e orës tetë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›