Britania e Madhe sanksione të reja ndaj Rusisë, preket komisionerja për të drejtat e fëmijëve dhe Patriarku Kirill

Britania e Madhe ka njoftuar sanksione të reja kundër Rusisë. Sanksionet prekin edhe Komisioneren Ruse për të Drejtat e Fëmijëve Maria Lvova-Belova, për transferimin dhe birësimin e detyruar të fëmijëve ukrainas. Po ashtu, sanksionet prekin edhe Patriarkun Kirill, kreun e Kishës Ortodokse ruse për mbështetjen ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë.
“Ne po synojmë mundësuesit dhe autorët e luftës së (Vladimir) Putinit, të cilët i kanë sjellë Ukrainës vuajtje të panumërta, duke përfshirë transferimin e detyruar dhe birësimin e fëmijëve”, ka deklaruar Sekretarja e Jashtëm e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, raporton BBC.
/rtsh.al/