E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA ndihmë 1 miliardë USD ndaj Ukrainës, Zelensky: E rëndësishme për mbrojtjen e Donbas

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar ndihmën 1 miliardë dollarë ndaj Ukrainës. Presidenti Zelensky, teksa ka shprehur mirënjohjen për ndihmën e dhënë nga SHBA, u shpreh se kjo paketë e cila përfshin artileri dhe sisteme raketore modern, do të jetë e rëndësishme për mbrojtjen e Donbas, aty ku beteja me Rusinë po bëhet tejet e ashpër.

“Paketa – e cila përfshin artileri dhe sisteme raketore moderne – do të jetë veçanërisht e rëndësishme për mbrojtjen e rajonit të Donbasit. Sigurisht, ne do të bëjmë çmos për të tejkaluar avantazhet e tyre tani për tani. Çdo ditë unë luftoj që Ukraina të marrë armët dhe pajisjet e nevojshme,” tha Zelensky, raporton BBC.

Zelensky gjithashtu përshëndeti edhe ndihmën humanitare prej 225 milion dollarësh (185 milion £) të premtuar nga Presidenti i SHBA Biden. Po ashtu, Zelensky bëri me dije se ka zhvilluar një bisedë telefonikë me Kryeministrin britanik Boris Johnson, ku u fokusua në mbështetjen për mbrojtjen e Ukrainës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›