E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në 22 vjetorin e grevës së sindikatave: Rama do pësojë tjetër Vaterlo, njësoj si etërit 22 vjet më parë

berisha10-280x200Kryeministri Sali Berisha përdori një aktivitet të zhvilluar me rastin e 22 vjetorit të grevës së përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për të sulmuar opozitën, duke e quajtur si pasardhëse të komunistëve.

Berisha tha se Rama do pësojë humbje njësoj si 22 vjet më parë.

Asgjë nuk do më pengonte të vija këtu për tu përulur me nderimin më ë madh përpara atyre që bënë historinë dhe shënuan një kthesë të madhe në rrjedhën dhe zhvillimet në Shqipëri.

Kur PPSH grabiti me dhunë zgjedhjet e 31 marsit dhe po bënte gjithçka për të konsoliduar pushtetin e saj të paligjshëm, ndeshi me rezistencën e BSPSH-së, të cilat organizuan grevën e urisë që rrëzoi në mënyrë përfundimtare regjimin diktatorial, regjimin hoxhist të përfaqësuar nga Ramiz Alia, tha Berisha. Përballja e madhe epike, që u bë në maj të vitit 1991 ndaj regjimit, kishte një objektiv, një qëndrim madhor, që të ecnim drejt Europës, dhe ju këtë përballje nuk e bëtë as për rroga dhe as për strehim, edhe pse këto nuk i kishit. Këto 20 vite kemi bërë përpjekje të mëdha dhe e kemi pasur të vështirë, por mundi dhe djersa e shqiptarëve ka bërë që ky vend të ndryshojë. Shqipëria që morëm në vitin 1990 me Shqipërinë e sotme, i ndan shekuj nga njëra tjetra.

Forca tjetër, në krye të të cilëve janë bijtë e atyre që përmbysët me grevë urie ne 91, jo vetëm nuk firmosin dot asnjë akt, por iu kundërvunë në mënyrën më të egër çdo përpjekje të shqiptarëve për integrim. Në pranverë të 2006, kur nuk firmosën MSA me BE, Rama urdhëroi deputetet më bori në parlament, për tu thënë evropiane se ky vend nuk ka parlament.

Bëri gjithçka për bllokimin. Dhe sot pas 22 vjetësh hakmerret për Vaterlonë e humbur botërisht. Kurse ne jemi të bindur dhe ecim të sigurt për fitoren e një Vaterloje tjetër. Për bijtë e etërve që bllokuan integrimin, 23 qershori është dita e gjykimit dhe projekti i madh evropian për çdo shqiptar, tha Berisha./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›