Britania, ligj i ri anti-emigracion

Martesa, përgjithësisht është një ndermarrje e madhe financiare, por kjo pritet të jetë akoma më vështirë, nëse ke fituar shtetësinë britanike dhe kërkon të sjellësh familjen në Britani nga vendi i origjinës.
Në një përpjekje për të frenuar abuzimet me ndihmat sociale nga pjestaret e familjeve që i bashkohen atyre që kanë fituar shtetesine, qeveria e kryeministrit Cameron ka hartuar plane të reja, që pritet të hyjnë në fuqi në qershor të këtij viti.
Në bazë të tyre, për të realizuar bashkimin, duhet të vërtetosh të ardhura minimale prej 26 mijë stërlinash në vit.
Të ardhurat minimale që kërkohen shkojnë në 37 mijë për gruan (ose burrin) dhe një fëmijë, 49 mijë stërlina kërkohen për dy fëmijë e 62 mijë për të tërhequr në vend partnerin së bashku me tre fëmijë.
Ndërkaq, për të sapomartuarit do të duhet të kalojë një periudhe 5-vjeçare deri në nisjen e procedurave për marrjen e pasaportës nga jobritaniku, si provë e vërtetësisë së martesës së çiftit.
Nga këto masa besohet se do të shkurtohet në 15 mijë persona ne vit numri i emigranteve që vijne nga vendet jashtë Bashkimit Europian.