Rripi i Gazës lëshon dy raketa drejt Izraelit

Dy raketa janë hedhur sot nga Rripi i Gazës në pjesën jugore të Izraelit, por nuk ka pasur viktima në njerëz ose dëme materiale.
Incidenti ndodhi pasi dje një raketë e hedhur nga një aeroplan izraelit pa ekuipazh, plagosi dy palestinezë në Rripin e Gazës, për të cilët ushtria izraelite tha se po përgatiteshin për hedhjen e raketave në Izrael.
Muajin e kaluar, ndodhi një seri sulmesh ajrore izraelite dhe sulmeve palestineze me raketa, pasi Izraeli vrau Zuharir al-Qaisin, shef i Komitetit të Rezistencës Popullore me seli në Gazë.
Ky incident nxiti grupet e ndryshme militante që të lëshojnë raketa ndaj Izraelit.
Palestinesëz shpeshherë gjuajnë raketa të prodhimit shtëpiak brenda në Izrael, për tu hakmarrë për sulmet ajrore izraelite me aeroplana pa ekuipazh, që në shënjestër kanë militantët brenda Rripit të Gazës.