Shkon në 80 numri i vitkimave në Siri

Aktivistët e opozitës siriane thanë se të paktën 80 persona janë vrarë të shtunën nga forcat qeveritare.
Avokati i Popullit sirian me bazë në Londër tha se shumica e vrasjeve kanë ndodhur në zonën al-Latmana në provincën qendrore të Hamës. Në mesin e viktimave ka edhe gra dhe fëmijë.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun ka dënuar të premten sulmet e vazhdueshme të forcave qeveritare siriane në qytetet e kontrolluara nga grupet opozitare.
Ai ka thënë se ato “shkelin” marrëveshjen me Këshillin e Sigurimit të OKB-së për tërheqjen e trupave.
Ban Ki Moon tha se marrëveshja e presidentit sirian Bashar al-Asad për të ndërprerë përdorimin e armëve të rënda më 10 prill nuk “është justifikim për vrasjet e vazhdueshme” deri në atë kohë.