E Shtunë, 31 Tetor 2026

Problemet e organizatave te bamiresise dhe pasojat tek familjet

Strehimi i te pastreheve ushqimi i te varferve trajtimi i te semureve... ne shume vende te zhvilluara jane sherbime te ofruara nga agjencite qeveritare. Por ne Shtetet e Bashkuara shume akte bamiresie ndermerren nga shoqatat e bamiresise. Pergjate gjithe Shteteve te Bashkuara keto organizata po u afrohen javeve te fundit te vitit 2011 me shqetesim te madh.

Per here te pare ne jeten e saj Xhameka Usher eshte e pastrehe. Qe nga muaji prill kur familja e saj u nxor nga shtepia ajo dhe kater femijet e saj kane jetuar ne dhoma te ofruara nga organizata e krishtere e bamiresise Salvation Army Ushtria e Shpetimit. Familja Usher eshte nje nder familjet e shumta te varfera amerikane qe nuk fitojne mjaftueshem per tu vetembajtur.

Nuk behej fjale vetem per mua. Une kam kater femije qe presin prej meje prandaj ishte nje situate e frikshme. Nuk dija kujt ti kerkoja ndihme.

Vitet e fundit ekonomikisht te trazuar kane qene te frikshme per shume amerikane por edhe per agjencite pa qellim-fitimin qe ndihmojne ata. Ne bazen e Ushtrise se Shpetimit ne qytetin Neshvill kerkesat per ndihme jane katerfishuar dicka kjo e paprecedent per oficerin me 45 vjete pervoje ne krye te saj Nenkolonelin Carls Uajt.

Para pak ditesh dikush erdhi ne zyren tone dhe tha Ndihem shume ne siklet qe erdha ketu... Vitin qe shkoi une po jepja kontributin tim per Ushtrine e Shpetimit por tani kam ardhur sepse une vete kam nevoje per ndihme.

Nderkohe qe gjithmone e me shume familje si familja Usher kerkojne strehim dhe ndihme shoqatat e bamiresise verejne nje renie te dhurimeve private dhe te mbeshtetjes qeveritare. Zoti White thote se Neshvill sapo humbi mundesine e marrjes se nje fondi qeveritar prej 400 mije dollaresh dhe ai shqetesohet se shkurtime te tjera do te vijojne.

Tasha Kenard punon per degen e organizates se bamiresise Second Harvest Food Bank - Te Korrat e Dyta - ne Neshvill e cila ofron ushqime falas per me teper se 400 mije njerez te varfer ne shtetin Tenesi. Ajo eshte gjithashtu e shqetesuar.

Fondet shteterore dhe federale jane ne renie. Dhuruesit jane ne veshtiresi sepse ata kane ndihmuar gjate ketyre tre viteve te rende duke arritur nje pike ne te cilen mund te mos jene me ne gjendje te dhurojne ne nivele te larta.

Kjo i shqeteson organizatat si Te Korrat e Dyta dhe Ushtria e Shpetimit sepse dy muajt e fundit te vitit perbejne zakonisht kohen kur amerikanet kryejne dhurimet e tyre me te medha gjate vitit.

Megjithate zonja Kenard thote se ka edhe lajme te mira si fakti qe organizatat e bamiresise kane mesuar te jene efikase me aq sa zoterojne.

Ne na duhej te ishim novatore. Na u desh te bashkepunonim me teper se kurre me pare. Prandaj organizata jone eshte bere shume me e afte per te sherbyer komunitetin ne menyra qe ne nuk mendonim se ishin te mundura dhe per te cilat jemi krenare.

Edhe Xhameka Usher ndihet disi krenare. Ajo se fundmi perfundoi studimet e shkolles se mesme dhe tani po ndjek disa leksione mbi administrimin e financave. Ajo sheh ndryshime pozitive edhe tek femijet e saj.

Ata tani e kuptojne qe duhet vleresuar ajo qe ke. Une mendoj se ky mesim do te na sherbeje shume. Dhe une mendoj se ky vend na ka afruar me teper me njeri-tjetrin.

Zonja Usher thote se familja e saj ka mesuar edhe te jete e duruar. shte nje veti qe atyre dhe organizatave qe i ndihmojne ata do tu duhet te perdorin shpesh nderkohe qe ekonomia amerikane perpiqet te rimekembet nga nje situate tejet e veshtire.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›