Britania regjistron 8 raste me virusin e derrave
Londër - Tre raste të reja më të prekur nga gripi i derrave janë zbuluar në Britaninë e Madhe. Ministria e Shëndetësisë njofton se numri i përgjithshëm i të prekurve nga ky virus vdekjeprurës arrin në 8 persona.
"Ka pasur tre raste të reja të konfirmuara të gripit të derrave në Mbretërinë e Bashkuar, dy në Londër dhe një në verilindje", thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Shëndetësisë.
Gjashtë prej rasteve regjistrohen në Angli, ndërsa 2 të tjerët në Skoci. Ministria britanike e Shëndetësisë deklaron se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të përballuar sa më mirë situatën edhe në rast pandemie.