Mediu thirrje ish-pronarëve
Tiranë -Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi në Tepelenë, se disa individë të caktuar tentojnë që për interesa personale të prishin marrëdhëniet mes republikanëve dhe ish-pronarëve. Mediu theksoi ''që në themelimin e saj, PR ka kërkuar kthimin e pronës te pronari i ligjshëm duke ngritur zërin në parlament, për legjislatura të tëra, mbi plotësimin e kërkesave të ish-pronarëve, si asnjë forcë tjetër politike si në maxhorancë dhe në opozitë".
''PR është e bindur se duke u kthyer prona te i zoti, Shqipëria do të ketë zhvillim ekonomik dhe se zgjidhja e çështjes së pronës është elementi kyç për anëtarësimin në BE", tha ai. Kreu i PR-së theksoi dhe rëndësinë e zgjedhjeve të lira dhe ndershme në 28 qershor, në mënyrë që vota e shqiptarëve të jetë e pakontestueshme, pasi, siç cilësoi ai, "këto zgjedhje do të jenë përgjigja më e mirë për për arritjet dhe sukseset e maxhorancës në këto 4 vite në pushtet".
"Besimi që do të na japin shqiptarët për një mandat të dytë, do të na inkurajojë në luftën e mëtejshme kundër krimit të organizuar, korrupsionit, reformave të suksesshme, në mënyrë që ashtu si arritëm te anëtarësimi i Shqipërinë në NATO, të anëtarësohemi dhe në BE".