E Diel, 1 Nëntor 2026

Britania shënon rritjen më të shpejtë në 9 vjet

Londër, 30 gusht – Britania e Madhe në tremujorin e dytë ka shënuar rritjen më të shpejtë ekonomike në nëntë vjetët e fundit, por ekonomistët paralajmërojnë për ngadalësim të rritjes.

Enti britanik për Statistika ka njoftuar se në tremujorin e dytë, bruto produkti vendor (GDP) i këtij vendi është rritur për 1.2 % në nivelin vjetor.

Vlerësimi i parë ishte se rritja do të jetë 1.1 %.

Pavarësisht kësaj, vazhdon të ekzistojë frika se rritja ekonomike do të ngadalësohet në pjesën e dytë të vitit, pasi që qeveria britanike së shpejti do të fillojë të zbatojë masa të ashpra të kursimit.

Për këtë rritje më së shumti merita ka industria e ndërtimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›