E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japonia ndërmerr masa kundër jenit të fuqishëm

Tokio, 30 gusht – Banka e Japonisë (BOJ) ka njoftuar masat për nxitjen e huadhënies, me qëllim luftimin e vlerës në rritje të jenit.

Pas një takimit urgjent, BOJ ka njoftuar se do të rritë huat për bankat komerciale për 10 trilion jen (117 miliardë dollarë), transmeton BBC.

Kjo masë ka për qëllim frenimin e vlerës së monedhës dhe rritjen e huave për bizneset.

Ndërkohë, qeveria japoneze ka njoftuar planet e saj për një pako stimuluese për jenin prej 920 miliardë jen.

Analistët janë të shqetësuar se rritja e jeni po dëmton rimëkëmbjen e brishtë ekonomike të vendit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›