Britania shkon drejt kooperativave ne kunderpergjigje te krizes

Krizës së kapitalizmit kryeministri britanik i përgjigjet duke zbuluar kooperativat. Kalon në autoresine e punëtorëve rilancimi i një ekonomie të fjetur, që sipas tyre është rrënuar nga situata ndërkombëtare. Pikërisht në këtë etikë të kapitalizmit rizbulohet nga David Cameron ristrukturimi i një modeli ndryshe të zhvillimit. Edhe zëvendës kryeministri Nick Clegg disa ditë më parë ka promovuar modelin ekonomik të John Leëis, një shembull të rrallë të shoqërisë kooperativiste me sukses të madh. E gjithë qeveria ka premtuar të shkojë në këtë drejtim duke shpallur masa specifike. Konfirmoj tani dhe këtu ka thënë kryeministri Cameron se do të fshijmë 17 ligje të cilat e kanë bërë shumë të komplikuar zhvillimin e kooperativave. Një reformë totale e cila shumë shpejt do të kalojë në Parlament ka thënë Cameron. Do të jetë themeli i atij kapitalizmi i cili më shumë se sa vlerat morale do të jetë popullor, në linjë sipas Cameron, me një traditë thaçeriane. Ishte pikërisht ish-kryeministrja britanike, Margaret Thaçer, e cila kërkoi një Britani me më shumë aksionerë se sa të nënshkruar në sindikata. Qëllim i cili arriti me privatizimet në vitet ’80. Kështu kryeministri aktual po shkon drejt kësaj rryme duke insistuar mbi një tjetër pikë kyçe te moralit të të bërit biznes. Një shoqëri e përgjegjshme në nivel koorporatash dhe të politikës ambjentaliste. Nxitja e Cameron për një reformë të etikës së biznesit eshte në linjë me sloganin “kapitalizmi i përgjegjësisë” te kundërshtarit të tij, liderit të laburistëve Ed Miliband. Një shenjë kjo që nga shoqëria kërkesa për të reformuar dinamikën ekonomike dhe sociale, e zhytur edhe më tej në krizë, nxit politikën të reagojë. Në qendër të debatit publik vijojnë të jenë pagat e bankierëve dhe bonuset e larta. Në bazën elektorale pakënaqësitë rriten duke vendosur kështu në siklet edhe kryeministrin e vendit, i cili tashmë është i vendosur të japë përgjigje kreative kundër përkeqësimit të një sistemi në krizë.