Filmime te reja ne anijen Costa Concordia
Një video amatore e cila u transmetua për publikun këtë të enjte, tregon tensionin pak minuta pasi anija u godit në ishullin Italian të Xhilios.
Sipas kanalit televiziv Rai, pamjet janë xhiruar nga një pasagjer në orën 22.22 min, sipas kohës lokale, të premten më 13 janar rreth 40 minuta pas fillimit të fundosjes.
Video shfaq pasagjerët të cilët kërkojnë të kuptojnë se cfarë kishte ndodhur në anijen e tyre.
Ata qartazi kuptohet se flasin gjuhë të ndryshme duke luftuar për të kuptuar ndonjë informacion.
Gjatë kësaj kohe një pasagjer tjetër, i cili gjithashtu filmonte ngjarjen, bëri një shaka duke thënë se është duke xhiruar filmin “Titanik”.
Më pas pasagjerët heshtën, teksa një thirrje në anglisht bënte të ditur se varka numër 3 ishte gati.Menjëherë një grua, e cila besohet të jetë pjesë e stafit tha se anija kishte probleme me gjeneratorin dhe se gjithcka ishte zgjidhur.“Ne kemi raportuar rastin. Kemi pasur një problem me energjinë, gjithcka është në rregull tani. Nëse dëshironi të qëndroni këtu, është në rregull por ju kërkoj të riktheheni në kabinat tuaja dhe të qëndroni të qetë”, u tha kjo grua pasagjerëve.
11 njerëz besohet se kanë humbur jetën deri tani, ndërsa 24 të tjerë konsiderohen të zhdukur. Shumë trupa janë gjetur por që ende nuk kanë mundur të indentifikohen, ndërsa në bord ishin 4200 pasagjerë.
Si një parashikim jo ogur mirë, ngjarja ndodhi ditën e premte në datë 13. shishja e anijes nuk u thye para nisjes dhe ngjarja ndodhi më 2012, 100 vite pas fundosjes së “Titanikut”