E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kubë, vdes disidenti në grevë urie

Ka ndërruar jetë pas 50 ditësh grevë urie, në shenjë kundërshtimi ndaj dënimit të tij, një disident i burgosur kubanez.

Aktivistët e të drejtave të njeriut bënë të ditur se 31-vjeçari Uilliam Villar Mendoza po vuante dënimin prej 4 vitesh heqje lirie, për, siç thuhet, “shpërfillje” të autoriteteve.

Ai ishte arrestuar nëntorin e vitit të kaluar. Autoritetet kubaneze nuk kanë dhënë asnjë koment lidhur me këtë rast.

Komuniteti ndërkombëtar kishte dënuar ashpër Kubën kur një tjetër disident, Orlando Zapata, vdiq në shkurt të 2010-ës, pas 85 ditësh grevë urie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›