E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania shmang reccedilesionin e trefishte

Ekonomia britanike ka shmangur rënien sërish në reçesion. Zyra Kombëtare e Statistikave deklaroi se vlerësimet e saj paraprake për GDP-në tregojnë se ekonomia u rrit me 0.3 për qind në tremujorin e parë të vitit.

Të dhënat tregojnë se ekonomia shmangu dy tremujorë rresht kontraktimin, siç njihet përkufizimi i reçesionit. Më parë ekzistonte frika se Mbretëria e Bashkuar do të hynte në reçesionin e tretë në pesë vjet, i njohur ndryshe si reçesioni i trefishtë. Ekonomistët thonë se lajmi pritet t’u japë një nxitje të vogël psikologjike konsumatorëve dhe bizneseve, por pamja e jashtme e ekonomisë mbetet po e njëjta. Ekonomia britanike ka përjetuar një seri “lëkundjesh Kriza FinanciareSpanjë, papunësia rritet sërish Spanjë, kriza tkurr popullsinë Hollande: Pa rritje s’ulet defiçiti sizmike” që kur kriza financiare goditi mbarë globin në vitin 2008, e shoqëruar me ritme të ulëta rritjeje dhe tkurrje. Kancelari George Osborne është përballur me thirrjet e vazhdueshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar për të rishikuar shtegun e programit anti-krizë. Rritja e dobët ka bërë që agjencitë ndërkombëtare të kreditimit të ulin vlerësimin maksimal AAA për Britaninë. Duke komentuar shifrat, sekretari financiar i opozitës, Chris Leslie deklaroi se rritja “nuk është aq e mirë sa duhet”. “Pas tre vitesh lëkundje, ne duhet të shohim prova vendimtare se ekonomia është në rimëkëmbje e sipër”, tha Leslie. Qeveria insiston se masat anti-krizë janë jetike për të ulur borxhin dhe për të garantuar një rritje afatgjatë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›