E Diel, 1 Nëntor 2026

Britania tentoi te mbulonte Fukushimen

Qeveria britanike u përpoq të mbulonte katastrofën bërthamore të Fukushimës, duke afruar ndërmarrjet e sektorit për të hartuar një strategji të koordinuar.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja prestigjoze “The Guardian”, e cila iu referohet disa e-maileve që ka arritur të sigurojë në rrugë investigative.

Mesazhet në fjalë tregojnë se vetëm dy ditë pas tërmetit dhe tsunamit të 11 marsit, kompanitë bërthamore bashkëpunuan me përgjegjësit e sektorit në Japoni për t’u siguruar që incidenti të mos conte në një rrugë pa krye planet e tyre për një brez të ri centralesh në Britaninë e Madhe.

Incidenti i Fukushimës ka qenë një nga tragjeditë më të rënda dhe katastrofa radioaktive më e rëndë që nga shpërthimi i impiantit të Cernobilit, në vitet ’80 në Rusi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›