Marok, referendum për ndryshime kushtetuese

Marokenët sot u janë drejtuar kutive të votimit për të votuar rreth reformave kushtetuese. Propozimet, që janë prezantuar nga Mbreti Mohamed VI, do i japin kryeministrit dhe parlamentit më shumë fuqi.
Sipas të gjitha gjasave votimi do të jetë pozitiv për ndryshimet, ndonëse një pjesëmarrje e vogël mund të shtyjë para idenë se janë të nevojshme më shumë ndryshime.
Ky është referendum i parë kushtetues nën udhëheqjen 12 vjeçare të mbretit, që po mbahet pas protestave që janë mbajtur edhe në këtë shtet.
Mbreti Mohamed, 47 vjeç, e ka marrë fronin në vitin 1999, pas vdekjes së të atit, mbretit Hasani II.