E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venezuela Chavez do te kthehet shpejt

Kreu i forcave të armatosura në Venezuelë, Rangel Silva ka deklaruar se presidenti Hugo Chavez vazhdon të qeverisë vendin.

Në një intervistë për televizionin shtetëror lokal, gjenerali Silva ka pohuar se Chavez po rekuperohet me ritme të kënaqshme nga ndërhyrja kirurgjike dhe do të kthehet në shtëpi së shpejti.

Në fjalimin e tij të parë të bërë më herët gjatë ditës, Chavez bëri të ditur se i ishte nënshtruar një operacioni për të hequr një tumor kanceroz në tru.

Ndërkohë, gjenerali Silva ka shtuar se ushtria në Venezuelë garanton kushtetutën e vendit, ku sipas tij situata është e qetë pavarësisht mungesës së presidentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›