Britaniket terhiqen nga Iraku
Britania e Madhe fillon sot terheqjen e ushtareve nga Iraku. Kontigjenti britanik ne qytetin Basra do t'ua dorezoje bazen ushtarake trupave amerikane, qe do te vazhdojne te stervisin policine irakiane ne kete qytet ne jug te Irakut.
Komandanti britanik ne bazen ushtarake ne Basra, Endi Salmon, e ka cilesuar perfundimin e misionit ne kete qytet tejet te rendesishem. Britania e Madhe ishte aleati kryesor i SHBA-ve gjate kohes se intervenimit ne Irak ne mars te vitit 2003.