E Shtunë, 31 Tetor 2026

Së shpejti përzgjedhja e ambasadorëve të parë

Prishtinë - Ditëve në vijim do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve që kanë aplikuar për ambasadorë të Republikës së Kosovës në vende të ndryshme të botës. Përzgjedhja për 18 ambasadorët e parë të Republikës së Kosovës do të bëhet nga radhët e mbi 300 kandidatëve, por siç mësohet ky numër ka filluar të zvogëlohet për shkak të moskompletimit të dokumentacionit. Nga lista që sjell shtypi i sotëm shihet se kanë konkurruar 23 femra, ndërkaq më së shumti kandadatë për postin e ambasadorit ka për Kroaci - mbi 50 aplikime dhe më së paku në Turqi vetëm 5. Ka kandidatë që kanë aplikuar në shumë vende.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›