Britaniku fitoi 185 milionë euro në llotari
Një britanik e fitoi shpërblimin rekord prej 185 milionë euro në lotarinë Euro Millions, e cila luhet në nëntë shtete evropiane, njoftoi të mërkurën organizatori i lotarisë Kamelot.
Fituesi fatlum tash është i pasur gati si çifti më i famshëm britanik David dhe Victoria Beckham.
Pasuria tyre vlerësohet të jetë 187 milionë euro. Rekordi i mëhershëm i Euro Millions prej 129 milionë euro në tetor të vitit të kaluar shkoi po ashtu në duart e një britaniku, shkruan AFP.
Lotaria Euro Millions luhet prej vitit 2004, ndërsa në të tash marrin pjesë nëntë shtete të Evropës perëndimore – Austria, Belgjika, Britania e madhe, Franca, Irlanda, Luksemburgu, Portugalia, Spanja dhe Zvicra.