E Diel, 1 Nëntor 2026

"The New York Times":Amiri, agjent i CIA-s për disa vite

"Shahram Amiri përshkroi me detaje para agjentëve të shërbimeve sekrete amerikane mënyrën sesi një universitet i Teheranit u bë selia e fshehtë për programin bërthamor të vendit'', shkruan e përditshmja duke cituar zyrtarët amerikanë.

"Ndërkohë që ai ndodhej në Iran, ai ishte një nga burimet të një vlerësimi shumë të kontestuar të shërbimeve sekrete, publikuar më 2007 mbi programin e armatimit iranian'', shtoi e përditshmja amerikane.
Amiri, i zhdukur në vitin 2009 , gjatë haxhit në Arabinë Saudite, pasi u kthye të martën në Iran theksoi se ishte rrëmbyer nga CIA, por nuk kishte bashkëpunuar në dhënien e informacioneve për programin bërthamor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›