Sakrificat e Genta Ismajlit

Genta Ismajli ka filluar angazhimin e saj si anëtare e jurisë në spektaklin “Gjeniu i vogël 5".
Përkundër kësaj, ajo ka bërë të ditur se nuk do të rreshtë së punuari për të sjellë gjatë stinës së verës, këngë dhe hite të reja.
Duke folur për mediat shqiptare, ajo ka treguar se i është dashur që të bëjë sakrifica për hir të profesionit që ka zgjedhur:
"Sakrifica më e madhe, ka qenë fakti që i jam larguar familjes sime dhe shoqërisë time, apo gjëra të tjera që shoqëria ime i bën dhe unë nuk mundem t’i bëj." /Indeksonline/