Affleck: Lopez ishte vendim i gabuar
Ben Affleck ka folur per lidhjen e tij me ish-te dashuren Jennifer Lopez, duke thene se ishte nje hap i demshem per karrieren e tij. Aktori filloi lidhjen me kengetaren dhe aktoren ne vitin 2002, pasi dyshja luajten se bashku ne filmin "Gigli", dhe me pas u fejuan dhe u ndane pak para marteses se planifikuar ne vitin 2004. "Nuk isha ne kontroll te jetes time. Mendoja se deshiroja gjera te tilla, por jo. U humba. U ndjeva sikur me ishte marre fryma, i tmerrshem dhe i trashe. Kurre nuk do te duhej te kisha shkuar ne ate rruge", ka thene aktori. Affleck thote se tashme eshte shume me i lumtur me gruan e tij, aktoren Jennifer Garner, dhe dy vajzat e tyre, 3-vjecaren Violet dhe 6-muajshen Seraphina.