E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rozana Radi. "Mister Yesterday", i dashuri im eshte prekur nga kriza

Fjoralba Shahaj

Se shpejti, ne ekranet shqiptare do te transmetohet kenga me e re e Rozana Radit, ne bashkepunim me Noizy-n, me te cilin ajo ka punuar edhe me pare ne te suksesshmen "Fly". Videoklipi i cili me siguri do te jete "hot" do te punohet ne Maqedoni, do te jete shume veror dhe kengetarja premton se hiti do t'ia kaloje kenges "Fly" te veres se shkuar. "Nuk synoj te milioneret, por dua nje person qe te kete standardin tim te jeteses. Shiko, nese do te dilte ndonje tip Donald Trump, kjo do te ishte shume mire (qesh), por une mund te dashurohem edhe me ndonje kamerier", tha dje per suplementin "Summer Time" Rozana, e pyetur ne lidhje me kerkesat ndaj meshkujve. Ajo ka perfaqesuar vitin e shkuar Shqiperine ne Festivalin Ballkanik, serish se bashku me Noizy-n, ku moren edhe cmimin special, por mos mendoni se endrra e saj ne sirtar eshte pjesemarrja ne Festivalin Europian. "Sa me perket mua, festivalet e filmit i kam enderr, dua te perfaqesoj Shqiperine sic duhet ne ate qe eshte profesioni im, per te cilin edhe jam diplomuar. Do te doja shume qe te isha ne festivalin e Kanes, ndersa Festivalin Europian t'ua leme atyre qe jane kengetare te mirefillte", shtoi ajo. Me poshte do te lexoni gjithcka per Rozana Radin, qe nga bindja e saj per operacionet, deshira per te zmadhuar gjoksin, e deri te trishtimi per humbjen e parakohshme te yllit te muzikes pop ne bote, Michael Jackson, kenget e te cilit i degjon perdite.

Se fundmi, keni marre pjese ne nje komedi me Julian Deden dhe Gentian Zenelajn. Dicka me teper rreth rolit te Suzanes dhe sa ngjani ju me te?

Roli i Suzanes eshte ai i nje femre rreth 30-vjecare, qe eshte e martuar me nje biznesmen qe ka hedhur kandidaturen per deputet, i cili do me patjeter qe per te fituar me shume popullaritet te votuesit, te kete nje femije, sepse politikanet me femije krijojne me shume besim te populli. Kete femije ai e kerkon me ngulm, nderkohe qe ka 8 vjet qe nuk ka marredhenie seksuale me gruan, sepse nuk ka kohe. Nje burre te tille une nuk do ta kisha mbajtur asnjehere, edhe pse Suzana nuk punon dhe une do te preferoja te punoja.

Po nje partner politikan do ta preferonit?

Mesa di, te gjithe politikanet e suksesshem qe njohim, jane te gjithe te martuar, keshtu qe nuk e shoh veten te politikanet. Megjithate, si thote ajo shprehja, "Kurre mos thuaj kurre". Ata qe jane beqare, ne fakt nuk i njohim shume.

Se shpejti del ne treg kenga juaj e re. Po punoni per videoklipin dhe me cfare projektesh te tjera po merreni aktualisht?

Po, kam mbaruar kengen e re me Noizy-n, me tekst te Avni Qahilit dhe muzike te Adrian Hiles, dy bashkepunetoret me te cilet realizuam edhe kengen "Fly". Kenga titullohet "Mister yesterday", do te jete me e bukur se "Fly", ndersa videoklipi pritet te realizohet brenda ketyre dy javeve ne Maqedoni. Nderkaq, ne daten 15 fillojme turneun e Maratones se Kenges Popullore, ndersa ne shtator do te vijme me komedine "Burri im me 0 kilometra" ne Tirane. Dua te shtoj se shume shpejt shpresoj te shkoj te Itali, ku me kane propozuar nje rol ne teater. Dua te pershendes dy aktoret e mrekullueshem qe pata ne krah ne kete shfaqje, Gentian Zenelajn dhe Julian Deden, te cilet pervec se jane aktore shume te mire, jane edhe dy djem me te cilet ke deshire te rrish e te punosh. Jemi nje treshe qe kemi shume harmoni dhe ia kalojme shume mire. Me ata jam ndjere me mire se me kedo aktor tjeter nga te rinjte.

Serish ne nje rol komik. Ku ndjeheni me mire, te drama apo komedia?

Te gjithe profesoret ne Akademine e Arteve thone qe Rozana eshte aktore shume e mire e drames. Kam pasur role dramatike, por veten e shoh me shume te komedia. Ndoshta eshte edhe paksa gjen familjar, kam ngjare nga babi dhe pervec kesaj, une jam tip i tavolinave, qe dua t'i mbaj njerezit me muhabet. E marr me me shume qejf nje komedi, sesa dramen. Ndersa ne film, jam me teper te rolet dramatike. Megjithate, mendoj se deri tani rolet e mia i kam pasur te realizuar.

Si nje aktore, si e gjykoni jeten kinematografike dhe ate teatrale ne Shqiperi?

Jeta kinematografike dhe ajo teatrale ne Shqiperi ka filluar te levize. Kemi pasur filma te regjisoreve shume te mire, si edhe ne teater, ku ka pasur shfaqje te regjisoreve te rinj dhe atyre me emer. Publiku ka filluar te kete interes, si per teatrin, ashtu edhe per filmin. Uroj qe ne vijim te kete akoma me teper.

Kthehemi te kenga juaj e re. C'koncept do te kete video e saj?

Video nuk eshte realizuar akoma. Kenga flet per nje djale qe e ka prekur kriza ekonomike dhe qe nuk ka me fuqi ta mbaje femren e tij me veshje firmato etj. Ende nuk kam folur me producentin ne Maqedoni, Alexander, por klipi do te jete veror, do te anoje nga sarkazma dhe humori, do te jete i kendshem mendoj.

Do te jete ne te njejten lartesi me videon e kenges "Fly" qe ka qene nje nga me te kilikuarat?

Faleminderit, e shoh qe ne youtube ka pasur shume klikime, e degjoj neper telefona, verej qe rinia e pelqen. Mendoj se kenga e re do ta kaloje suksesin e "Fly", ka nje ritem te kohes, qe nuk dua t'ua tregoj, po e le me mire surprize.

Cfare detajesh do te perdorni ne klipin e ri, sa per te na shuar kureshtjen? Jeni vete producente ne kete rast?

Kete vit nuk do te perdor veshjet e plazhit dhe as detin, sepse keto elemente jane perdorur te kenga "Mambo" dhe te "Fly". Ma merr mendja qe do anoje pak me shume te ngjyrat e tipit te kengeve te Jennyfer Lopez, me shume repera neper lagje dhe kjo vajza qe eshte gjithmone aty e pranishme. Une jam producente e kenges dhe klipit tim, duke qene se i paguaj te gjitha vete. Kam filluar te investoj per veten time, nuk kam me menaxher etj. Do bisedoj me regjisorin, sepse ai eshte profesionist, per te arritur ne nje konkluzion te perbashket.

Perse serish me Noizy, apo ngaqe bashkepunimi juaj i pare rezultoi i suksesshem?

Une mendoj se ne shkojme se bashku si nga ana vizive, pra jemi te pelqyeshem per syrin e publikut, jemi karizmatike te dy, kemi edhe tipare te ngjashme fizike. Por, mbi te gjitha, Noizy eshte nje kengetar shume i mire reper, eshte shume komod ne pune dhe na pershtaten edhe zerat me njeri-tjetrin. Keshtu, per shkak se bashkepunimi i pare pati sukses, perse te mos vazhdonim me tej.

Jemi ne sezon plazhi. A keni menduar per pushime sakaq?

Pushimet... Isha ne France dy dite, fill pasi festova ditelindjen time me nje rreth shume te ngushte shoqeror. Festen ne fakt ma beri surprize ime moter, shkoi gjithcka shume mire. Tani pas ditelindjes, edhe pse vitet po ikin, mendoj se po ndjehem shume me mire dhe gjerat po me ecin mbare.

Si ndjehet Rozana keto kohe; e dashuruar, e lumtur, e realizuar?

Nuk jam e dashuruar, jetoj vetem, kam marre nje shtepi shume te madhe tani, te cilen po e kompletoj. Deshira me e madhe qe kam ne kete periudhe eshte te bej shoping perdite dhe te rregulloj shtepine. Zakonisht jane 3-4 dyqane ku une blej, ku kam besim qe kane gjera origjinale. Ndersa kenaqesia me e madhe eshte te dal me motren time dhe me femijet e saj.

Sikurse per te gjithe, thashethemet ju kane prekur edhe juve. Sa ju kane "vrare" ato, apo arrini t'i neglizhoni totalisht?

E di gjithe Shqiperia qe mua thashethemet me kane vrare gjithmone. Personalisht, jam shume ndryshe nga ajo qe shfaqem ne televizion. Jam nje person qe prekem shume, jam edhe paksa fanatike dhe kete nuk e beson njeri; madje kur shoh keto vajzat e vogla 15-vjecare me barkun jashte ose me pircing a tatuazhe, behem keq. Jam kundra, me pelqen qe e bukura te jete jo shume e zhveshur.

Jeni e pasur financiarisht per momentin, duke qene se edhe shpenzoni shume sic thate edhe vete?

Jam e pasur ne shume gjera. Une kam lindur e pasur qe nga mbiemri, qe nga familja, ime me dhe im ate kane qene dy njerez te mrekullueshem, qe nga shtepia qe kam ne mes te ish-Bllokut, qe nga shoqeria qe me rrethon, qe jane te gjithe njerez te pasur, edhe ne shpirt madje. Mendoj se Rozana nuk eshte e varfer, as nga gjendja ekonomike. Jam nje person qe kam nje standard normal jetese, por kur dua nje gje mbi standarden, nuk me mungon asgje qe ta realizoj. Normalisht, jam nje vajze e thjeshte, por qe ia bej qejfin vetes. Nuk ia prish qejfin vetes per asgje. Madje, qe kur ngrihem ne mengjes, i them vetes, "Cfare do te beje Rozana sot". Ndersa parate m'i menaxhon ime moter, sepse me leket kam bere llafe (qesh).

E keni perjetuar me dhimbje ndarjen nga jeta te mbretit te pop-it, Michael Jackson? Brezi juaj duhet te jete rritur me muziken e tij.

Te them te drejten, diten qe e kam marre vesh, kemi qene ne makine duke udhetuar per te vene shfaqjen ne Diber, une, Juli dhe Genti dhe po degjonim Aldon ne "Aldo morning show", i cili ne mengjes qe po transmetonte disa kenge te Majkellit. Nuk e kuptova ne fakt, vetem me vone e mora vesh se ai ishte ndare nga jeta. Ne jemi rritur me kenget e Majkellit dhe mendoj se bota ia dha lamtumiren e fundit nje gjeniu ashtu sikurse e meritonte. Artistet e medhenj ne pergjithesi vdesin shume te rinj dhe ai e meritonte ate ceremoni, me plot 1.5 milione fansa rreth stadiumit. Me pelqeu qe varrimi u be ne menyre private nga familja e tij. Tani, prej disa ditesh, me ndodh qe kur hap internetin ne mengjes, degjoj kenget e tij.

Cila eshte muzika qe ju pelqen me shume dhe nga e cila frymezoheni, aktualisht?

Me ka kapur nje deshire e madhe per te degjuar Amy Winehouse, me pelqen stili i saj, si dhe kengetaren Giusy Ferreri. Nuk para shoh videoklipe te huaja, sepse po t'i shoh, normal qe do ndikohem. Ndersa nga kengetaret shqiptare me pelqen te degjoj Sonin, me rrymen qe ben ajo, me pelqen shume edhe Redon Makashi, sidomos muzika rrok qe ka ai, Aleksander Gjoka gjithashtu. Te shqiptaret ne fakt jam paksa te rroku.

Ju cilesojne se pari si kengetare, apo si aktore? Juve vete si do t'ju pelqente?

Duke qene aktore, duke mos qene kengetare e mirefillte, edhe pse une kam mbaruar shkollen e muzikes per flaut dhe veshin e kam absolut, qe ben qe ne notat ku kendoj te jem perfekt; jam me shume e dhene pas teatrit, sesa pas kenges. Sigurisht qe mua me quajne aktore, nuk mund te me thuash mua kengetare, pa thene me pare aktore.

Mua me vone do te me pelqente te arrija te musical. Nuk i dihet se c'behet, megjithese aktoret e medha kane arritur ne moshe te madhe te musical; te shohim cdo behet me pas.

Ju shohim ne forme shume te mire fizike. Si e keni arritur kete, fale palestres apo dietave te rrepta? Po per trupin dhe fytyren, a shpenzoni shume para?

Kam bere shume palester, e kam nderprere prej rreth kater muajsh. Gjithsesi, edhe kur ha, zgjedh se cfare duhet te ha. Shpenzoj per kremra, shpenzoj shume. Thjesht, nuk kam gje ne trup qe nuk eshte firme origjinale.

Ka artiste ne Shqiperi qe u pelqen te mburren paksa me stilin e tyre te jeteses dhe me blerjet qe bejne. Si i gjykoni keto raste?

Kur nje person ka mjaft para, nuk ka perse te mos bej shoping ne Paris apo gjetke. Nuk ma merr mendja qe nje person qe blen dicka te shtrenjte, te rrije me pas pa buke. Te pakten koleget qe njoh une dhe qe kendojme se bashku, nuk jane te tilla. Mund t'ia lejojne vetes luksin, sepse realisht kane mundesi.

A behesh e pasur ne Shqiperi me kengen Rozana?

Ne Shqiperi nuk behesh e pasur me kengen. Mund te behesh e pasur me prona e me gjera te tilla, por jo me kengen. Dakord, ne vere kemi shume koncerte, ato para jane te ardhura te mira per te shpenzuar mire per kete sezon, por jo per t'u konsideruar i pasur.

Shohim neper televizione qe kenga eshte kthyer me shume ne imazh. Pra, ka me shume femra te bukura, sesa te talentuara?

Po mire, te pakten kane nje gje, jane te bukura. Une i kam qejf femrat e bukura, do Zoti te kete sa me shume te tilla. Them se publiku nuk ben kompromise; ai ose te do, ose nuk te do. Me vjen keq qe ne Shqiperi ka shume kengetare te mira qe nuk kane mundesi te bejne video etj. Ne kete aspekt, publiku shqiptar duhet te mesohet dhe te stervitet me muziken e vertete. Cdo njeri duhet te beje profesionin e vet, ate qe me te drejte i takon. Ne momentin qe ti ben aktoren, duhet te dish ta besh mire, qe te mos i zesh vendin dikujt tjeter. Ti do dalesh ne skene dhe publiku nuk ben kompromis, ai nuk te duartroket kot. Pse e duan Rozin do thoni ju; them se e duan sepse eshte tip. Neper koncerte une me shume flas me publikun, sesa kendoj. Jam e afert dhe e cilter me ta. Me publikun jam thjesht Rozana, jo Rozana Radi.

Keni menduar t'i nenshtroheni ndonje nderhyrjeje kirurgjikale, ose edhe nje botoksi?

Botoks nuk bej, sepse nuk me duhet. Te them te drejten, kam qe ne moshen 11-vjecare pa bere nje analize gjaku, sepse jam fobike dhe me iken gjuha poshte. E kam thene edhe me pare, qe deshiroj qe ne nje te ardhme te bej operacion gjoksin, por deri tani kam pasur frike. Asgje tjeter, nuk kam asnje defekt tjeter ne trup, as celulit nuk kam fare-fare. Kam pasur dikur celulit, por palestra dhe dieta, kremrat etj., me kane bere qe ta eliminoj. Shiko, nje femer qe nuk e ndjen veten rehat dhe qe ka mundesi te paguaje per nje operacion plastik, le te beje, perse te mos e beje, nuk jam fare kundra. Mua me pelqejne femrat qe kane shume kujdes per veten e vet qe kur dalin ne mengjes, qe lyhen e vishen bukur.

Keni marre pjese ne Festivalin Ballkanik vitin e shkuar ne vere, me kengen "Fly" dhe u pritet shume mire atje. Synoni te merrni pjese ne ndonje festival tjeter te ketyre permasave?

Te mendosh qe ne Festivalin Ballkanik kishte shume shtete dhe ishte e bukura se ne juri ishte vetem nje shqiptar. Kur dolem me Noizy-n ne skene, kryetari i jurise, i cili ishte nga Struga, i thote nje anetari tjeter te jurise "Bullgaria jane keta". Jo i pergjigjet ky, Albania. Ai qe cuditet. Ne morem aty cmimin special te jurise. Do te uroja dhe shpresoja qe edhe kete vit te mund te marr pjese serish.

Po pjesemarrja ne Festivalin Europian, ben pjese ne endrrat tuaja?

Jo, perkundrazi, kam enderr festivalin e filmit ne Kane, ndersa Shqiperine nuk duhet ta perfaqesoj une ne Festivalin Europian, sepse nuk jam kengetare e mirefillte. Aty duhet te jene kengetare te dale nga nje shkolle shume e mire arti. Te tille kane qene qe nga Anjeza, Frederik Ndoci, Ledina Celo, Olta Boka dhe Kejsi Tola, qe te gjithe kane qene kengetare shume te mire. Kam qene shume dakord me ata qe kane shkuar ne kete eveniment. Por, sa me perket mua, festivalet e filmit i kam enderr, dua te perfaqesoj Shqiperine sic duhet ne ate qe eshte profesioni im, per te cilin edhe jam diplomuar.

Cfare do te sakrifikonit per t'u lidhur me nje mashkull, pamjen e tij, financat etj?

Nuk para mbyll syte te nje mashkull, sepse po i mbylla per nje gje, do t'i mbyll per shume me teper me vone. Nje mashkull nuk do te me njohe mua as ne xhami e as ne kishe, do te me njohe keshtu sic jam dhe do te me doje keshtu sic jam. Nese jo, sikurse thote edhe ajo shprehja "Me mire vetem, sesa e shoqeruar keq". Rrethi shoqeror qe kam une, i ka keto cilesi, parate etj. Nuk synoj te milioneret, por dua nje person qe te kete standardin tim te jeteses, sigurisht. Shiko, nese do te dilte ndonje tip Donald Trump, kjo do te ishte shume mire (qesh), por une mund te dashurohem edhe me ndonje kamerier.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›