Britney Spears nuk heq dorë nga televizioni

Nëse Britney Spears dëshrion të ketë shëndet të mirë mendor, ajo duhet ta mbajë veten gjithmonë të zënë më punë, ka bërë të ditur menaxheri i saj,Lart Rudolph.
31 vjeçarja, ka vuajtur një kolaps mental që bëri bujë të madhe në vitin 2008 dhe tani është nën kujdestari të së fejuarit dhe babait të saj, me urdhër të gjykatës.
“Babai i Britney-t mendon se nëse vajza e saj do të ishte pjesë e ndonjë komedie, do të ishte një gjë e mirë për të. Ajo ka nevojë të që jetë e zënë, dhe një ambient i strukturuar sikurse komedia televizive, do të jetë një përshatje natyrale për të”, ka thënë Larry.
Britney ka qenë gjyqtare në spektaklin “X Factor” në Amerikë por nuk do të jetë pjesë e këtij formati për vitin e ardhshëm pasiqë, shefi i këtij i ‘X Factor’ mendon se ajo është e mërzitshme./Indeksonline/