Rihanna i ka punët keq me Jay Z

Miqtë e Rihanna-s, janë zemëruar tej mase me këngëtaren për faktin që, ajo po i jep shans romancës me Chris Brown, ndonëse ky i fundit nuk po bën asgjë për ta dëshmuar se ka ndryshuar.
Madje, thuhet që ajo i ka punët keq edhe me shefin e saj, Jay Z, pikërisht për shkak të Chris-it.
"Imazhi i saj në publik dhe karriera po vinë në rend të dytë tani dhe i tërë ekpi, përfshi edhe Jay Z, janë të frustruar me të. Më keq se t’ia thyej zemrën, ai mund të bëjë që ajo t’i kthehet prapë spitalit. Të gjithë ne jemi të bindur se ajo po bën një gabim të madh sepse, ai nuk ka ndryushuar", ka thënë një burim i afërt me këngëtaren./Indeksonline