Britney Spears shmang seancen gjyqesore te ndarjes, nuk do te mund te shohe femijet
Britney Spears nuk do te mund te shikoje femijet e saj deri pas rifillimit te seances gjyqesore per kujdestarine e tyre. Ky vendim u mor dje nga gjykatesi Skot Gordon pasi kengetarja nuk pranoi ne castin e fundit te merrte pjese ne seancen e planifikur te divorcit, megjithese ndodhej perpara gjykates. Gordon konfirmoi keshtu nje urdherim te meparshem te tij qe i ndalon yllit te popit te takoje femijet, deklaruan avokatet e ish-bashkeshortit Kevin Federline, pasi dolen nga gjykata. Njezet e gjashtevjecarja Spears e cila u be nje dukuri e muzikes pop nente vjet me pare dhe u rikthyer ne treg per nje kohe te shkurter ne tetor me kengen "Gimme More" te albumit "Blackout" do t'i duhet te prese deri me 19 shkurt per te pare femijet, kur do te mbahet nje seance tjeter.
Kengetarja shkoi dje ne gjykaten e Los Anxhelosit ne bordin e nje makine "Suv" dhe u rrethua nga fotografet. Por ne vend te hynte ne salle ku duhej te ishte e pranishme me Federline, hipi serish ne makine dhe u largua."Largohuni kam frike. Ndaloni, ndaloni. Dua te kthehem ne makine. Ndaloni. Me lini te kthehem ne makine, ju lutem", u tha Spears fotografeve, behet e ditur ne nepermjet faqes se internetit te personave te famshem TMZ.com.