Siguria e vetme e zgjedhjeve, se do te jene me te kushtueshmet
Perfundimi i gares presidenciale amerikane eshte krejtesisht i pasigurt por nje gje dihet me siguri: do te jene zgjedhjet me te kushtueshme ne histori. Deri me 4 nentor, do te jene harxhuar te pakten 1 miliard dollare nga kjo fushate, madje revista "Fortune" jepte shifren e 3 miliarde dollareve. Kryetari i bashkise se Nju Jorkut, Michael Bloomberg njoftoi se ishte gati te shpenzonte vetem ai 1 miliard dollare... nese vendoste te hynte ne gare. Kostoja e fushates presidenciale ne 2004 qe tashme konsiderohet si trallisese, arriti shumen e 693 milione dollareve. Para 20 vjetesh, ne 1988, zgjedhjet presidenciale amerikane kushtuan 59 milione dollare, ndersa ne 1860, Abraham Linkolni shpenzoi rreth ...100 000 dollare perpara se te zgjidhej president, theksojne historianet. Kandidatet, demokrate dhe republikane se bashku, i kane dyfishuar perpjekjet per te mbushur arkat me afrimin e afateve te ardhshme e vecanerisht "super te martes" se 5 shkurtit, kur zgjedhjet do te zhvillohen ne rreth 20 shtete , nder te cilat Nju Jorku dhe Kalifornia.
Nje pasqyre e te gjitha shpenzimeve te fushates do te botohet vetem me 31 janar nga Komisioni Zgjedhor Federal (FEC), por sipas ekipit te fushate se demokrates Hillari Klinton, senatorja e Nju Jorkut mund te kete grumbulluar nje shume te pergjithshme prej 115 milione dollaresh ne 2007, 24 milione nga te cilat gjate tremujorit te fundit.
Barak Obama, rivali i saj me serioz, mund te kete mbledhur 103 milione dollare ne 2007, 22, 5 milione nga te cilat gjate tremujorit te fundit. Klinton dhe Obama kane grumbulluar disa miliona te tjera shtese (mbi 6 milione Klinton, dhe 8 milione Obama) pas zgjedhjeve ne Iowa dhe Nju Hempshajer. Por, nese ekipet e fushates se kandidateve e pranojme me kenaqesi te rrefehen se sa para jane futur ne arke, ne te kundert ata ngurrojne te flasin kur eshte fjala per te saktesuar se sa para disponojne realisht kandidatet.
Ekipi i kandidatit republikan, Rudolf Xhuliani njoftoi te premten se ish-kryetari i bashkise se Nju Jorkut, qe ka mbetur prapa sipas sondazheve, dispononte aktualisht 12,7 milione dollare, nga te cilat vetem 7 milione dollare te disponueshme per te financuar fushaten e zgjedhjeve paraprake. Xhuliani, qe i ka varur te gjitha shpresat ne Florida, ku eliminatoret do te zhvillohen me 29 janar, kishte nje buxhet mbi 47 milione dollare ne fund te tremujorit te trete te 2007-es.
Ish-guvernatori i Masacusetsit, Mit Romnei, nje biznesmen i pasur mormon, ka nxjerre tashme 17 milione nga xhepi i tij per te financuar fushaten e tij, dhe ne fillim te javes se kaluar, tha se kisht marre serish nga pasuria e tij personale per te financuar fushaten ne Micigan. Romnei eshte pa dyshim kandidati qe ka shpenzuar me shume para. Sipas llogarive mbi fushaten e tij deri me 30 shtator 2007, duket se ai ka shpenzuar mesatarisht 100 000 dollare ne dite gjate nente muajve te pare te vitit 2007.
Suksesi i Majk Hukabi ne Iowa dhe i Xhon Mekejn ne Nju Hempshajer tregon megjithate se parate nuk mjaftojne per te fituar zgjedhjet.Vetem para gjashte muajsh, fushata e Mekejnit vleresohej si ne agoni, kur ish-pastori baptist kishte mbledhur pak me shume se 2 milione dollare ne fund te shtatorit 2007. Po suksesi sjell suksesin, ai mblodhi 8 milione dollare, ndersa kuota e tij rritej neper sondazhe, gjate tre muajve te fundit te vitit te kaluar, dhe 2 milione te tjere shtese gjate dy javeve te para te janarit, pikerisht pas Iowas.