E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portet e Pireut dhe Selanikut paralizohen nga nje greve e punetoreve

Transporti i mallrave ne dy portet kryesore greke, Pire dhe Selanik, ishte paralizuar dje nga nje greve 48-oreshe e dokereve kunder planit te privatizimit te tyre nga qeveria konservatore. Kjo greve eshte episodi i fundit i nje levizjeje qe ka trazuar kete sektor qe pas njoftimit te projektit per privatizimin e nje pjese te administrimit te aktiviteteve tregtare te portit.
Ne Selanik, policia perdori gazin lotsjelles kunder 400 manifestuesve te mbledhur perpara ambienteve te autoritetit portual, njoftuan burime policore. Te premten, ne Pire u grumbulluan afro 1 000 persona, nder te cilet kryetari i bashkise dhe prefekti, qe se bashku me sindikatat i tremben shkurtimit te vendeve te punes dhe degradimit te kushteve te nxjerrjes ne pension, ne rast privatizimi.
Qeveria e kryeministrit Kostas Karamanlis vlereson se projekti i saj eshte i domosdoshem per te rritur konkurrencen mes porteve greke, qe kane nevoje per investime "masive" per te perballuar konkurrentet e vendeve te tjera mesdhetare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›