E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britney Spears vishet si Bleona Qereti

Këngëtarja Bleona Qereti, gjatë muajit shtator ka realizuar një turne koncertor në trevat shqiptare për promovimin e albumit të saj të parë ndërkombëtar dhe singlit "Pass Out".

Gjatë ketij turneu ajo është shfaqur me tre kostume të veçanta, duke përfshirë një me shqiponjën dykrenare si dhe një tjetër  me motive nga flamuri i Kosovës.
Bleona kishte edhe një tjetër kostum që sipas saj ishte "marrë nga pasarelat vetëm për të".

Dy muaj me vone, ylli i muzikës botërore Britney Spears, shfaqet me po të njejtin kostum në videospotin e saj më të ri.
Singli i realizuar në bashkëpunim me Will.i.am.  "Scream and shout'' u publikua më 28 nëntor. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›