E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kënduan vullnetarisht dhe paguan vetë biletat

Me iniciativë të sopranos me famë ndërkombëtare Inva Mula, Pallati i Kongreseve në Tiranë u shndërrua këtë 100 vjetor në arenën e artit të vërtetë. Artistët më në zë të muzikës klasike u bënë bashkë si kurrë më parë, për t’i kënduar Shqipërisë.

Në skenografinë kuq e zi të Pallatit të Kongreseve, ideuar nga Gaettano Castelli, me në qëndër flamurin kombëtar që valvitet, u interpretua i pari Himni Kombëtar e më pas këngë të tjera patriotike, nën dirigjimin orkestral të 100 instrumentistëve nga Zhani Ciko.

Të gjithë artistët pjesëmarrës kanë pranuar të këndojnë vullnetarisht për Shqipërinë në këtë vit të 100- të të krijimit të shtetit shqiptar, njoftojnë mediat shqiptare.. Madje ata që vinin nga jashtë kanë paguar vetë edhe biletat e avionit. Ky koncert shënoi bashkimin për herë të parë në një skenë të orkestrës së përbërë nga 100 instrumentistë, dhe të korit që gjithashtu ishte i përbërë nga 100 këngëtarë.  /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›