Brown: Evropa një hap larg “ditës së gjykimit”

Gordon Brown, njeriu qe drejtoi Britaninë pas Tony Blairit dhe mbajti Britaninë jashtë euros, ka bërë paralajmërimin më të fortë deri me sot për atë se çka mund të ndodh ne Eurozone.
Si një nga ekonomistët më të respektuar në shkallë botërore, ai tha se dita e gjykimit te Evropës po afron. Cila do qoftë përzgjedhja e grekëve në zgjedhjet e se dielës, ka shumë gjasa të ndodhë dalja kaotike nga euro, pasi te ardhurat e Greqisë nga tatimet po dështojnë dhe ato nuk po rriten siç u premtua.
Franca dhe Italia, sipas Brown, mund të kërkojnë paketa masive shpëtimi, pasi ekonomia evropiane është ne një spirale tatëpjete pa asnjë shenje rikuperimi.
Sipas ish-kryeministrit britanik, edhe bankat gjermane nuk janë te imune nga nevoja për më shumë kapital. Duke folur në prag të takimit të grupit G20, Brown i kërkoi udhëheqësve botërorë të paraqesin propozime radikale, për të shmangur rrezikun e kolapsit.