Sulm me bombë në Pakistan, vriten 13 persona
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i një bombe në veriperëndim të Pakistanit.
Shpërthimi, i cili la të plagosur edhe 80 persona të tjerë, u shënua në tregun kryesor të qarkut Khyber.
Ndërkaq përgjegjësinë lidhur me këtë ngjarje nuk e ka marrë ende asnjë grup, por militantët islamikë kanë kryer sulme edhe më herët në këtë zonë.