E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suu Kyi në Norvegji, tërheq cmimin Nobel të vitit `91

Laurantja e cmimit nobel dhe liderja opozitare ne Mianmar, Aung San Suu Kyi ka kompletuar pasditen e saj të parë në norvegji të premten, me një darkë në kështjellën Akershus në Oslo. Ajo u prit nga kryeministri norvegjez Jens Stoltenberg dhe bashkëshortja e tij përpara se të shkonte në kështjellë, ku u prit nga Mbreti norvegjez, Mbretëresha dhe të tjerë përfaqësues të tjerë të lartë të shtetit.

Duke folur 21 vjet pas dhënies së cmimit Nobel për paqe në mungesë,Suu Kyi tha se lëvizja për demokraci në vendin e saj, ka bërë përparime. Ajo ndodhet në Norvegji, për të tërhequr cmimin nobel të fituar në 1991. Fjalimi i së shtunës në kryeqytetin Oslo, shënon edhe pikën kulmore e turneut dyjavor të Su Kji në Evropë, që është vizita e parë në rreth 25 vitet e fundit.

Gjatë 24 viteve të kaluara, ajo ka qenë nën arrest shtëpiak ose ka refuzuar të udhëtoj jashtë, nga frika se sunduesit ushtarakë në Mianmar, nuk do ta lejonin kthimin e saj në vend. Pasi sundimi ushtarak përfundoi vitin e kaluar, para dy muajsh ajo mori pjesë në zgjedhje dhe ka fituar vende në Parlamentin e Mianmarit.Suu Aung u mirëprit nga Kryetari i Komitetit Norvegjez të Nobel-it, Thorbjoern Jagland, dhe përfaqësues të qeverisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›