E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brown largohet nga Hull

Phil Brown është liruar nga detyra e menaxherit në Hull City,- ka bërë të ditur klubi nga Premierliga të hënën. Ndihmëstrajneri Brian Horton dhe Steve Parkin do të drejtojnë ekipin deri në emërimin e menaxherit të ri.

Pas humbjes nga Arsenali të shtunën, Hull ka rënë në pozitën e parafundit në Premierligë dhe gjendet tri pikë larg sigurisë, nëntë ndeshje pa përfunduar sezoni. Presidenti Adam Pearson ka thënë se bordi i klubit është dashur të reagojë tani për të bërë përpjekje për të mbajtur Hullin në Premierligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›