Van der Vaart, i lumtur në Real

Rafael van der Vaart është i lumtur që është kthyer në formacionin bazë të Real Madridit në fitoren ndaj Real Valladolidit. Pasi dukej se nuk ka të ardhme në Real, reprezentuesi holandez ka realizuar një rikthim të jashtëzakonshëm në javët e fundit, duke zëvendësuar Leite Kakan e lënduar.
“Jam i lumtur që isha në formacionin bazë. Ky ekip ka shumë futbollistë të mirë dhe konkurrenca është e madhe. Po ashtu stërvitjet janë më të vështira, por të mira. Kemi shënuar katër gola dhe jemi të kënaqur”, tha ai.