E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez frikësohet për Torresin

Rafael Benitez frikësohet se Fernando Torres do të kërkojë largim nga klubi, nëse Liverpooli nuk kualifikohet për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

“Përfundimi në pozitën e katërt në Premierligë do të ketë rëndësi të madhe për Fernandon”, tha menaxheri i Liverpoolit para ndeshjes kundër Portsmouthit të hënën.

“Njerëzit flasin për para, por Fernando motivim kryesor i ka titujt. Kjo është tema kryesore e bisedave tona dhe brenga e vetme e tij. Ai dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve”,- deklaroi Benitez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›