E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brown pranon përgjegjësinë e disfatës në zgjedhje

Kryeministri britanik, Gordon Brown ka pranuar se zgjedhjet lokale të së enjtes ishin një humbje e dhimbshme për Partinë Laburiste, dhe deklaroi se pranonte përgjegjësinë për këtë gjë. Por ai tha se nuk do të jepte dorëheqjen, me gjithë thirrjet për të bërë një gjë të tillë.

Zoti Brown tha se kriza ishte provë për nervat e kujtdo dhe se qeveria kishte tre detyra të rëndësishme përpara - pastrimin e politikës, përballimin e krizës ekonomike dhe reformimin e shërbimeve publike.

Ai premtoi veprime të shpejta dhe vendimtare.

Ndryshime në kabinetin qeveritar
Kryeministri britanik, Gordon Brown, po bën ndryshime në kabinetin e tij qeveritar përballë krizës politike në rritje.

Partia qeverisëse Laburiste pritet të mos arrijë rezultate të mira në zgjedhjet për parlamentin evropian dhe ato lokale që mbahen në disa zona dhe brenda tre javëve të fundit, tre ministra janë larguar nga qeveria e tij.

Më i fundit që po largohet nga kabineti është James Purnell. Ai tha se partia nuk do të mund të fitonte zgjedhjet e përgjithshme nën drejtimin e zotit Brown dhe i bëri thirrje atij të japë dorëheqjen.

Korrespondentët thonë se ndryshimet në kabinet do të jenë mundësia e fundit për zotin Brown për të rivendosur autoritetin e tij.

Njoftimet sugjerojnë se Sekretari aktual i Shëndetësisë, Alan Johnson është zgjedhur si Sekretar i Brendshëm, ndërsa kancelari, Alistair Darling, pritet që ta mbajë postin me gjithë kritikat e ashpra ndaj tij.

Edhe Sekretari i Mbrojtjes, John Hutton, ka thënë se do të largohet nga qeveria, por largimi i tij nuk ka lidhje me krizën aktuale. Menjëherë pas tij ishte Sekretari i Transportit, Geoff Hoon që vendosi të largohej nga qeveria.

Partitë kryesore të opozitës kanë bërë thirrje për zgjedhje të përgjithshme.

/BBC/start/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›