Berisha inagurime në Synej
Kavajë - Kryeministri Sali Berisha përuroi të premten disa objekte infrastrukturore në komunën e Synejit (Kavajë), duke deklaruar para banorëve se "gjatë këtij mandati, Qeveria ka dhjetëfishuar investimet në këtë komunë, krahasuar me investimet e kryera nga qeverisja e mëparshme". Kryeministri Berisha u ndal në komunën Synej, rreth 45 km larg kryeqytetit, ku fillimisht përuroi përfundimin e punimeve të sistemim asfaltimit të rrugës që lidh fshatin Bogo me fshatrat e Peqinajt dhe Synejit. Rruga me gjatësi 5.6 kilometër dhe me vlerë 50 milionë lekë lehtëson daljen në bregdet të fshatrave të kësaj komune.
Më pas, Kryeministri Berisha inauguroi ujësjellësin e komunës Synej, i cili furnizon me 24 orë ujë të cilësisë shumë të mirë 7 mijë banorë të kësaj zone, si dhe bulevardin e kësaj komune, me vlerë 38 milionë lekë. Në takimin me banorët e zonës, Kryeministri vuri në dukje se "gjatë këtyre 4 viteve, në këtë komunë janë asfaltuar 20 kilometra rrugë, ku përfshihen 9 rrugë rurale dhe bulevardi kryesor".
"Në tërësi ne po realizojmë këtu urbanizimin e plotë të fshatit dhe komunës tuaj. Syneji është një nga komunat më të fuqishme të vendit, si në potencialin e saj turistik, ashtu dhe në atë bujqësor", u shpreh Kryeministri Berisha. Në këtë drejtim, ai ftoi kryetarin e komunës që të përgatisë çdo projekt për komunën e Synejt, pasi qeveria është e gatshme t'i financojë ato.
"Jemi të gatshëm t'i rrisim edhe dhjetë herë të tjera investimet në këtë komunë deri sa Synej të shndërrohet në një lagje të vërtetë të qytetit", tha Kryeministri.Sipas tij, "Synej ka një perspektivë të madhe turistike dhe kompani të mëdha botërore kanë treguar dhe tregojnë interes të madh për brigjet e kësaj komune".