Bruce Kay Shqiperise po i jepet nje shans i dyte deri ne janarin e 2011-s

Partia Socialiste duket se ka arritur te imponohet si nje pakice e vertete bllokuese per qeverine e Sali Berishes. Pas rrezimit te projektligjit per gjykaten administrative pala amerikane qe financon projektin ka sjelle ne Shqiperi drejtuesin e programit Sfida e Mijevjecarit Bruce Kay i cili ka bere nje apel te ri per miratimin e reformave ne vend. Duke nenvizuar shansin qe po i jepet Shqiperise ne perfitimin e fondeve amerikane ai ka prekur edhe sfida te tjera qe i shtrohen vendit si regjistrimi kombetar dhe reforma e planifikimit te territorit. Shqiperise po i jepet nje shans i dyte per te perfituar nga projekti yne. Faza e dyte e ketij programi perfundon ne korrik 2012 nderkohe jemi ne diskutime per nje shtyrje te afateve. Periudha 6-mujore janar 2011 - qershor 2011 shpresojme qe ti sherbeje qeverise per reformen e planifikimit te territorit dhe ate te regjistrimit kombetar. Ne presim qe sistemi i regjistrimit te funksionoje ne te gjitha zonat pilot tha Kay. Keshtu pas gjykates administrative qe transferohet per vitin 2011 qeverise shqiptare i duhet qe te gjeje rruget dhe mjetet per te mbyllur me sukses procesin e regjistrimit kombetar te popullsise dhe banesave si dhe per te hartuar e miratuar kuadrin ligjor qe ka te beje me planifikimin e territorit nje reforme shume e rendesishme. Lidhur me regjistrimin me interes eshte nenvizimi i objektivave qe vete pala amerikane synon te arrije dhe qe jane ndertimi i nje regjistri elektronik te dhenash dhe i nje stafi kombetar trajnuesish. Te dyja procese te lidhura ngushte me klimen politike ne vend e cila eshte bere sfilitese ne perseritjen e nje rituali kerkesash dhe argumentesh qe artikulohen dhe rrezohen perdite.
Kriza dhe tolerimi i ShqiperisePervec keshillave dhe ofrimit te nje shansi te dyte unik ne bote pala amerikane ka percjelle dje permes Kay-t edhe nje qendrim qe flet shume per situaten ne Shqiperi. Puna per gjykaten administrative eshte pezulluar gjithmone brenda afateve te ketij programi keni mundesi deri ne janar 2011 por brenda kesaj kohe na duket sikur ju nuk do e miratoni kete ligj. Gjithsesi Shqiperia ka gjithe shanset qe deshiron tha drejtuesi i programit Sfida e Mijevjecarit. Nje deklarate e tij ka rendesi specifike pse Kay ndodhet ne Shqiperi prej disa ditesh dhe sipas burimeve prane qeverise ka zhvilluar takime me perfaqesues te te gjitha forcave kryesore ne vend. Pesimizmi i shprehur ne kete forme deshmon se komunikimi politik ne Shqiperi eshte frenuar ne kufijte e interesave partiake tanime te ngjyrosura me lakmues elektoral. Terthorazi Kay ka dhene informacione mbi nje realitet qe fotografohet vetem permes simptomave te krizes dhe te nje kulture politike qe po i faturon vendit shume kosto. Ngerci i tejzagjtur eshte kthyer ne nje prove force teresisht sterile ne produktin e vet politik dhe qe per me shume po demton jashte mase pritmerite dhe shpresat e partnereve nderkombetare te Shqiperise. Gjithashtu presim qe deri ne fund te korrikut te jene arritur rezultate te larta ne luften kunder korrupsionit eshte shprehur Kay duke apeluar edhe njehere tjeter se politika e fjaleve te bukura nuk vlen me si argument.