Skandali konsulli grek e quan Korcen Greqi korcaret popull helen

KOR- Korca eshte Greqi qytetaret e saj jane cliruar nga ushtaret greke 70 vjet me pare. Kjo eshte deklarata e bere dje nga konsulli grek ne qytetin e Korces ne prani te zyrtareve te shtetit shqiptar te cilet nuk kane marre asnje mase ndaj tij. Ata kane qendruar te ulur ne vendet e tyre duke miratuar ne heshtje keto deklarata provokuese nga ana e zyrtarit grek.
Ne fjalen e tij konsulli e ka cilesuar clirimin e qytetit juglindor te Shqiperise nga fashizmi si te kryer ne vitin 1940 ne te njejtin vit te cilin Greqia e mban si vitin e clirimit nga fashistet italiane. Deklarimet u bene gjate nje takimi ne qytetin e Korces ku perkujtohet 70- vjetori i krijimit te organizates greke OMONIA dhe clirimi i Greqise nga fashizmi.
Ne takimin e zhvilluar me kete rast ishin pjesemarres edhe pushtetare dhe drejtues te administrates lokale si prefekti i Qarkut te Korces Andrea Mano kreu i Keshillit te Qarkut kryetari i bashkise se Korces si dhe funksionare te tjere te administrates lokale. Keta te fundit ishin te pranishem ne salle me ftese te organizates lokale OMONIA e cila kishte organizuar edhe nje takim dhe kokteil me rastin e 70- vjetorit te krijimit te saj. Nje deklarate e tille duket se eshte ne permasat e nje incidenti diplomatik por ajo nuk ka marre asnje pergjigje nga funksionaret lokale dhe prefekti i qarkut si i derguari i qeverise shqiptare ne Korce. Madje ky i fundit ndodhej ne podiumin e takimit ne momentin e deklarimit te konsullit grek. Thuajse asnje nga pushtetaret e pranishem nuk foli gjate deklarates se guximshme te konsullit grek ndersa shume persona me shtetesi shqiptare qe ndodheshin ne salle braktisen takimin.
Te pranishem ne takim pohuan per Shekullin se konsulli grek Teodoris Ikonomus tha mes te tjerash Dua te pershendes gjithe popullin helen ne qytetin e Korces me rastin e 70- vjetorit te clirimit nga fashizmi dhe me rastin e pervjetorit te krijimit te organizates OMONIA. Deklarimi shkaktoi jo pak reagim tek pjesemarresit. Me tej perfaqesuesi i shtetit grek ne qytetin e Korces vijoi fjalimin e tij Dua te uroj vec festes se krijimit te OMONIAS dhe clirimit te Greqise edhe clirimin e Korces ne vitin 1940 nga pushtuesit fashiste.
Ne kete menyre konsulli grek Ikonomus ka tentuar ta quaje clirimin e qytetit te Korces ne te njejten kohe me Greqine. Deklarimet e mesiperme Ikonomus i dha ende pa pershendetur as funksionaret e pushtetit lokal si perfaqesues te shtetit shqiptar si dhe as perfaqesuesin e qeverise ne kete qark.
Prefekti Nuk degjova gje se flitej greqisht
Prefekti i Korces Andrea Mano eshte nje nga zyrtaret shteterore te pranishem ne mbledhjen e OMONIA-s ku konsulli grek e ka quajtur Korcen Greqi. i kontaktuar dje nga Shekulli Mano pohoi se behej fjale per nje takim per 70-vjetorin e clirimit te Greqise nga fashizmi. Ai pranoi qe ka qene ne takim i ulur ne podium por tha se nuk e ka degjuar kete pjese pasi eshte folur greqisht. Une degjova perfaqesuesin e OMONIA-s por nuk degjova fjalen e konsullit grek. Ai foli greqisht dhe une nuk e degjova- deklaroi Mano. i pyetur nga Shekulli per prezencen apo jo te nje perkthyesi ne salle Mano tha se ndodhej nje vajze por qe ai nuk e ka degjuar. Ishte nje vajze qe perkthente por mu duk sikur nuk perkthente mire. Degjoja njerez qe qeshnin ne salle per shkak te perkthimit te saj. Nuk di tju them me shume ne lidhje me kete fakt qe ju po me thoni shpjegoi dje prefekti Andrea Mano.
Memoriali grek percan Boboshticen
KOR- Pasaportat greke i kane mbyllur gojen banoreve te Boboshtices edhe pse po u dhunohen varret e te pareve. Mbi varrezen e vjeter po ndertohet memoriali i nje ushtari grek i cili eshte vrare ne lufte me italianet 70 vjet me pare. Gjate ndertimit te memorialit kane dale ne siperfaqe eshtrat e 50 banoreve te Boboshtices te varrosur ne kete zone por ato jane shortuar per ti hapur vend perkujtimit te ushtarit grek.
Ky memorial ka ndare pergjysme fshatin me afro 200 banore. Nje pjese e banoreve kane frike te flasin per shkak se posedojne pasaporta greke dhe trajtohen me pensione nga shteti fqinj nderkohe qe te tjeret jane kunder ketij horrori qe po ndodh me te paret e tyre. Madje ne memorial nuk flitet per nje ushtar te vetem por per dhjetera te tille duke krijuar idene se keta ushtare kane vdekur per te cliruar zonen e Korces. Ata qe duhet te flasin per kete ceshtje pasardhesit e te zhvarrosurve e kane gojen e mbyllur nga pensionet dhe pasaportat greke. Per keto perfitime personale ata kane harruar edhe eshtrat e te pareve te tyre qe ndodhen aty prej 200 vjetesh.
Albana akshiri